PDK hesht për postin e ministrit të Integrimeve

PDK hesht për postin e ministrit të Integrimeve

Në PDK nuk kanë folur nëse një gjë e tillë do të ndodh apo nëse është dërguar propozimi në Qeveri.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka mohuar të jetë në dijeni për emërimin e ndonjë ministri në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka shpjeguar se ka qenë në një vizitë jashtë vendit dhe se nuk është në dijeni të vendimeve të partisë së tij.

Deklarime të njëjta ka dhënë edhe bashkëpartiaku i tij, Basri Musmurati i cili nuk ka komentuar asgjë në lidhje me emërimin e të parit të Ministrisë së Integrimeve.

Shefja e zyrës së BE-së, Natalia Apostolova të mërkurën pas një takimi që ka zhvilluar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ambasadorët e akredituar në Kosovës, ka deklaruar  se gjatë javës do të emërohet ministri i Integrimeve Evropiane.

Ministria që udhëheq më proceset e integrimeve evropiane ka më shumë se tre muaj që është pa ministër, që kur nga ky post dha dorëheqje Bekim Çollaku. /Indeksonline/

Shpërndaje në: