PDK-ja kërkon t’i merret mandati këshilltarit të vet
Ata po pretendojnë se këshilltari Beselica ka munguar më shumë se 5 muaj në seancat e Kuvendit Komunal dhe, sipas tyre, janë pjekur kushtet që të bëhet zëvendësimi i tij me një këshilltar tjetër që vjen me radhë nga PDK-ja sipas votave në zgjedhjet lokale të vitit 2013, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shefi i Grupit të këshilltarëve të kësaj partie, Rafet Llapashtica, nëpërmjet një shkrese të dërguar kryesuesit të Kuvendit Komunal të Podujevës, Mehmet Gashi, ka thënë se janë pjekur kushtet që të fillojnë procedurat për marrjen e mandatit.



