PDK kritikon gjendjen në disa sektorë në vend, thotë se situata është alarmante

PDK kritikon gjendjen në disa sektorë në vend, thotë se situata është alarmante

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar fushëveprimtarinë e Komisionit, ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës pati kritika ndaj qeverisë.

Anëtari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku renditi pakënaqësitë duke thënë se pothuajse në të gjithë sektorët gjendja është alarmante, duke përfshirë, bujqësinë, infrstrukturë e sektorë të tjerë.

“Dhe realisht të gjitha fushat që ne i mbulojmë sigurisht që është mjedisi, ushqimi, bujqësia, pylltaria, zhvillimi rajonal, infrastruktura, transporti në të gjitha kemi në gjendje alarmante për mendimin tim personal. Dhe sigurisht që ne kemi për detyrë sa më shumë edhe sa më shpejt të kemi edhe një mbikëqyrje të drejtpërdrejtë, jo vetëm të legjislacionit në fuqi, por edhe të shkojmë edhe në terren t’i vëzhgojmë në pjesën e atyre lëmive që ne kemi marrë më shumë ankesa. Njëra ndër këto është, për shembull, çështja e kontratave njëburimore të Ministrisë së Infrastrukturës. Dhe pavarësisht asaj që ka pasë kontrata njëburimore, shumë probleme nuk janë evidentu sikur, për shembull, rasti i autostradës kombëtare ku ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe ka pasë mbi 20 ankesa nga institucionet e sigurisë, ndërsa ministria përkatëse nuk ka marrë asnjë veprim dhe kemi raste me fatalitet. Kemi raste shumë të rënda që realisht kanë humbur jetë, prandaj sigurisht që ne duhet të jemi vigjilentë në këtë pjesë edhe të ngrisim zërin sepse për atë kemi ardhur edhe në Kuvendin e Kosovës si përfaqësues të qytetarëve pa dallim partie politike.Pastaj besoj që pas miratimit edhe të këtij vendimi për fushëveprimtarinë e komisionit, sigurisht që ne duhet të bëjmë edhe komisione ad-hoc për t’i vëzhguar institucionet relevante apo edhe ligjet që duhet t’i kemi, edhe pse nuk e dimë ende se a do të përfundojë cikli i zgjedhjes së presidentit që pastaj me na i lënë në gjysmë punët e mbikëqyrjes së kuvendit. Po gjithsesi ne duhet t’i ngrisim këto çështje”.

“Bujqësia pastaj është një fushë tjetër e harruar për mendimin tim, dhe shumë bujq fermerë janë lënë në harresë dhe realisht nuk i kanë marrë me kohë mbështetjen e granteve dhe subvencioneve. Na me fol për letrën, për rendin e ditës se më pas për konferenca ose për të kursyer pak kohë këtu në kolegjial. E kemi secili mendimin tonë, qëndrimet tona, sigurisht që unë nuk e kam gjatë. Nuk është gjatë, veç brenda temës, nuk o gjo tjetër’, ka thënë Lushtaku, raporton EO, transmeton Periskopi.

Ai, ka thënë se i ka ngritur këto shqetësime duke thënë se nuk mund të pritet vetëm qeveria që të vij me plan strategjik apo legjislativ dhe pastaj kjo e fundit të vendos se çka duhet të bej komisioni.

“Brenda temës ne po flasim në kuadër të problemeve dhe shqetësimeve dhe fushëveprimtarisë që e prek këtë komision dhe po du me i ngritë që është e domosdoshme sa më shpejt me marrë një vëmendje më të shpejtë, jo vetëm me pritë qeverinë me ardhë me plan strategjik apo legjislativ që na me vendosë se çka me bo si komision, se nuk është e domosdoshme që na si komision vetëm me i pritë planin legjislativ që mos me pasë veprimtari mbikëqyrëse ndaj institucioneve relevante. Për fund, që mos me zgjatë edhe më shumë, sigurisht edhe fushat e tjera sikur edhe mjedisi, ushqimi—bile kjo pjesa e ushqimit është shumë alarmante çështja—që realisht ndoshta në vendet e Evropës nuk i kishin leju as me leju në treg me dalë ushqimet e tilla siç kanë qenë edhe me pesëqindë parazitë e me krimba, që institucionet tona e dinë edhe më mirë. Që realisht tregu është i përplot me këto produkte. Pa dashur të hy edhe më fellë në këto çështje, besoj që kjo pjesë është më shumë formale pjesa e vendimit. Sigurisht që ne si kolegë deputetë, pavarësisht se jemi në opozitë, e votojmë edhe e mbështesim, pastaj te plani i veprimit mbetemi konkretisht me jep sugjerime edhe çështje të mbikëqyrjes konkrete“, u shpreh ai.

Gjithashtu është miratuar edhe pika tjetër e rendit të ditës Procesverbalit të mbledhjes, të mbajtur më 18 shkurt./Periskopi/

Shpërndaje në: