PDK: Lirimi i Lushtakut, vendim i vonuar por i drejtë

PDK: Lirimi i Lushtakut, vendim i vonuar por i drejtë

Pas lirimit të Sami Lushtakut, vendimin e ka mirëpritur Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar se vendimi është i vonuar por i drejtë.

Me këtë rast, PDK ka kërkuar lirimin edhe të luftëtarëve të tjerë në rastin Drenica 1 dhe 2, shkruan Periskopi.

“Partia Demokratike e Kosovës vlerëson të vonuar, por të drejtë,  vendimin e institucioneve të drejtësisë për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku. PDK kërkon lirimin e luftëtarëve të lirisë në rastin Drenica 1 dhe 2 si të pafajshëm, sic edhe procesi gjyqësor ka ridëshmuar se janë. UÇK dhe vlerat luftarake liridashëse të popullit tonë janë të paprekshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas PDK-së, lufta për liri dhe kontributi i çdo qytetari për shtet, në UÇK dhe jashtë saj është i shenjtë dhe pacenuar nga askush.

“… ndërsa PDK fton gjithë qytetarët e vendit të punojmë fuqishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit tonë, respektimin e ligjit dhe pëkrushtim të palëkundur në perspektivën tonë integruese euroatlantike! Partia Demokratike e Kosovës i uron z. Lushtakut kthim të mbarë në detyrën e vetë të kryetarit të Skënderajt, përgjegjësive në PDK dhe jetë të qetë me familje”, thuhet në fund. /Periskopi/

Shpërndaje në: