Pedri deri në 2026: Jam shumë i lumtur, Barca është klubi që e dua

Pedri deri në 2026: Jam shumë i lumtur, Barca është klubi që e dua

Pedri Gonzalez është shprehur shumë i lumtur me rinovimin e kontratës me Barcelonën.

Mesfushori spanjoll ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm (atë të kaluarin) duke vendosur rekord paraqitjesh me aktivizimet në Euro 2020 dhe Lojërat Olimpike, përfshirë ndeshjet me skuadër.

Pasi vuri firmën për kontratën e re që do ta mbajë atë në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2026, Pedri është shprehur shumë i lumtur.

“Jam shumë i lumtur. Është klubi ku kam dashur të jem gjithmonë. Gjithmonë e kam thënë se Barca është klubi që e dua. Të shohësh se ata vënë bast në ty dhe se shpresojnë se do të bësh mirë, më bën krenar”, ka thënë Pedri, transmeton Periskopi.

“Tifozët më kanë shfaqur dashuri që nga dita e parë. Jam shumë falënderues ndaj tyre”, shtoi spanjolli mes shumë tjerash. /Periskopi/

Shpërndaje në: