Pejani me allti të fshehur ‘pshurret’ nga frika kur sheh policinë, arrestohet (Foto)

Pejani me allti të fshehur ‘pshurret’ nga frika kur sheh policinë, arrestohet (Foto)

Një arrestim si në filma komik është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës, rajoni i Pejës.

Derisa policia u fut në një lokal për të parë se a po respektoheshin masat e pandemisë, e ka vërejtur një person që sipas tyre “bënte lëvizje jo-normale”.

Policia nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se çka ishin këto lëvizje jonormale, por mund të dyshohet se kishin të bënin me frikën e këtij të fundit, përcjell Periskopi.

Kur e kontrolloi, e pa që personi në fjalë e kishte një allti, një karikator dhe 14 copë fishekë.

Statusi i plotë:

Arrestohet një person për veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pejë, 5 janar 2022

Me datë 04.01.2022, rreth orës 21:45, në rrugën “Selmon Lajqi” në Pejë, deri sa  patrulla e stacionit Policor në Pejë dhe njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH),  ishin në asistim të inspektorëve sanitar.

Gjatë kontrollimit një lokal në rrugën e lartshënuar se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti covid, nga zyrtarët Policor është vërejtur se një person bën disa lëvizje jo normale, i njëjti është kontrolluar nga Policia dhe gjatë kontrollit tek personi i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:

  • 1 (një) arme (pistoletë) e tipit “Smith & Wesson
  • 1 (një) karikator i së njëjtës armë
  • 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë të së njëjtës armë.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë.

Shpërndaje në: