Pejë: Policia shpall në kërkim një të dyshuar për tri vepra penale

Pejë: Policia shpall në kërkim një të dyshuar për tri vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos sё personit të kërkuar, me autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, për identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari, raporton Periskopi.

Sipas policisë, i dyshuari në fjalë është i kërkuar për veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i rremë”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftimin e policisë.

Për ata që kanë informacione, policia apelon të lajmërohen në 192, 080019999, 039432327 ose në adresën elektronike [email protected]

Shpërndaje në: