Pejë – Rrahu bashkëshorten, arrestohet polici

Pejë – Rrahu bashkëshorten, arrestohet polici

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar në Pejë, një polic të Kosovës nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje, raporton Periskopi.

Sipas IPK, polici ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Njoftimi i plotë:

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje
Prishtinë/Pejë, 6 Prill 2026
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
IPK ka pranuar mbrëmë informacione lidhur me dyshimin së një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) në Pejë ka kryer veprën penale dhunë në familje.
Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij.
Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Shpërndaje në: