Pejë: Të shtëna me armë në një lokal, Policia jep detaje

Pejë: Të shtëna me armë në një lokal, Policia jep detaje

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në Pejë.

Policia bën të ditur përmes raportit se një i dyshuar pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.

“Pejë / 08.04.2026 – 00:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. I dyshuari poashtu ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë./Periskopi

Shpërndaje në: