Pele zgjedh mes Messit dhe Maradonas, ja kë e konsideron më të mirin

Pele zgjedh mes Messit dhe Maradonas, ja kë e konsideron më të mirin

Legjenda e Brazilit, Pele beson se Diego Maradona ka qenë shumë më i mirë se sa Leo Messi.

Dy ish-bashkëlojtarët e Messit, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez e kishin përshkruar yllin argjentinas si më të mirin në historinë e futbollit, përcjell Periskopi.

Por Pele ka thënë se Maradona është më i miri, duke zbuluar se Messi ka vetëm një aftësi – këmbën e majtë.

Pele believes that Maradona had many more skills in his heyday than Messi has 

”Është çështje shije. Ka njerëz që e mendojnë atë”, tha ai kur u pyet se Iniesta e Xavi e kishin zgjedhur Messin si më të mirin.

”Ka njerëz që bëjnë krahasimet që nuk duhet të bëhen, nuk ka sens të bëhen”.

”Si mund të krahasosh një lojtar që luajti me të dyja këmbët, dhe një që luan vetëm me të majtën?”, deklaroi Pele. /Periskopi

Shpërndaje në: