Peng sanksionet ndaj Rusisë, Sllovakia mban në fuqi veton brenda BE
Sllovakia konfirmoi të mërkurën se do të vazhdojë ta mbajë në fuqi veton ndaj paketës së re të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.
Vetoja u riafirmua gjatë një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare në Bruksel, ku çështja e sanksioneve u parashtrua për aprovim por u bllokua sërish.
Paketa, që është gati t’u aplikuar pas javësh të tëra negociata, vë në shënjestër sektorin financiar dhe atë energjetik të Rusisë, përfshirë gazsjellësin “Rrjedha e Veriut”.
Ndërkohë, lëvizja për të ulur çmimin kufi të naftës së papërpunuar ruse nuk e ka suksesin e sigurt për shkak të ngurrimit të administratës aktuale amerikane.
Ngërçi diplomatik vjen teksa Moska ka kryer një seri sulmesh rekord me dronë dhe raketa ndaj qyteteve ukrainase, duke e bërë më urgjente ndjesinë e Unionit për t’ia shtrënguar pozitat Kremlinit dhe makinerisë së tij ushtarake.
Në thelb, Sllovakia nuk kundërshton kufizimet ekonomike. Qëndrimi i saj lidhet me një çështje tjetër: propozimin për nxjerrjen nga përdorimi të karburanteve tradicionale ruse brenda vitit 2027.
Komisioni Evropian e publikoi projektin në maj dhe e paraqiti në Parlamentin Evropian në qershor, duke u bazuar tek ndalimi gradual i kontratave afatshkurtra dhe afatgjata të gazit.
Por Sllovakia e kundërshtoi atë me argumentin se do të rrisë çmimet për konsumatorët, do të dobësojë konkurrencën dhe do të vërë në rrezik sigurinë energjetike./Periskopi/



