Pepe kërkon falje për goditjen me kokë të futbollistit shqiptar, ja komenti i Xhakës

Pepe kërkon falje për goditjen me kokë të futbollistit shqiptar, ja komenti i Xhakës

Futbollisti i Arsenalit, Nicolas Pepe pati një incident në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Leeds United, ku e goditi me kokë futbollistin shqiptar, Ezgjan Alioskin.

Pas këtij veprimi Pepe ka kërkuar falje, duke thënë se nuk ka jutifikime për sjelljen e tij, transmeton Periskopi.

“Dje kam lënë ekipin tim në një moment vendimtar të lojës dhe nuk ka justifikime për sjelljen time. Më vjen keq dhe dëshiroj t’u kërkoj falje tifozëve, shokëve të mi të skuadrës, trajnerit tim dhe të gjithë të tjerëve në klub.”, tha Pepe.

Në postimin e Pepes ka komentuar edhe i shumëkomentuari, Granit Xhaka, i cili tregoi mbështetjen e tij.

“Vazhdo vëlla. Kthehu më i fort. Ne jemi me ty”, kishte shkruar Xhaka.

Ja komenti i Xhakës. 

Shpërndaje në: