Për arsye familjare të mbrojtjes – Shtyhet seanca ndaj Nagip Krasniqit

Për arsye familjare të mbrojtjes – Shtyhet seanca ndaj Nagip Krasniqit

Është shtyrë seanca e fjalës hyrëse për të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe avokatit, Isuf Zejna

Gjykatësi i rastit, Rrahaman Beqiri, ka bërë të dituar se mbrojtësi i Krasniqit, avokatit Ibrahim Vyrtut Ibrahimaga, ka njoftuar gjykatën përmes e-mailit se nuk mund të marrë pjesë në seancë për arsye familjare , raportoi “Betimi për Drejtësi”, transmeton Periskopi.

Krasniqi, së bashku me Zejnën dhe Ymer Dragushën, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej rreth 37 milionë euro.

Ndaj Nagip Krasniqit është duke u zhvilluar edhe një gjykim tjerë për korrupsion, për të cilin u deklarua i pafajshëm më 8 tetor 2024.

Shpërndaje në: