Për gjynah: Barcelona mposhtet nga Atletico Madrid, Suarez i shënon ish-skuadrës

Për gjynah: Barcelona mposhtet nga Atletico Madrid, Suarez i shënon ish-skuadrës

Barcelona ka regjistruar edhe një tjetër rezultat negativ.

Për të rikonfirmuar krizën e madhe në skuadër, Barcelona është mposhtur 2:0 nga Atletico Madrid, në ‘Wanda Metropolitano’.

Skuadra e Ronald Koeman e gjeti veten në disavantazh qysh në minutën e 23’, kur Thomas Lemar shënoi për 1:0.

Në minutën e 44’ të ndeshjes, Luis Suarez doli në skenë për të shënuar ndaj ish-skuadrës së tij, për të çuar shifrat në 2:0.

Goli i uruguaianit ishte ai që vulosi fatin e këtij takimi.

Me fitoren e marrë sot, Atletico Madrid shkon në kuotën e 17 pikëve në tetë xhiro, për pozitën e dytë, kurse Barcelona mbetet me 12 pikë në shtatë ndeshje.

Ronald Koeman me gjasë nuk do të shkarkohet as pas kësaj humbje, së paku sipas fjalëve të presidentit Laporta më herët gjatë ditës. /Periskopi/

Shpërndaje në: