“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë

“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë së Kosovës, pas raportimeve se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka falur borxhet e kompanive për ambalazhimin e ujit.

Zyrtarë të kësaj partie kanë vendosur një çezme ku kanë shkruar “Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen. Kompanitë milionëshe”.

Aksionin e ka paralajmëruar PSD dje.

“Nesër, nga ora 13:00, PSD do të mbajë aksion simbolik në kundërshtim të faljes kriminale të borxheve të kompanive për ambalazhim të ujit.”/gazetaexpress

 

 

Shpërndaje në: