“Për PDK-në e Bedri Hamzën, Ilirida çohet gjithmonë në këmbë”, Rrahman Rama për takimin në lagjen e Mitrovicës
Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka shkruar për takimin në lagjen Illirda në Mitrovicë.
Ai ka thënë se me Bedri Hamzën “Ilirida çohet gjithmonë në këmbë”.
“Takim i mrekullueshëm në lagjen Ilirida në Mitrovicë, aty ku gjithmonë gjejmë mbështetjen e madhe. Për PDK-në e Bedri Hamzën, Ilirida çohet gjithmonë në këmbë. Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Rama. /Periskopi/



