Përditësohen të dhënat, kaq janë pritjet për të dalë nga Kosova
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me fluksin në pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës
Pas shumë ditësh me pritje të stër-zgjatura në disa prej pikave kufitare, të dhënat e fundit bëjnë me dije se nuk ka fare kolona, as në hyrje e as në dalje të asnjërës pikë.
Pritjet për të hyrë apo dalur nga Kosova janë tre deri në pesë minuta, përveç Merdarit, atje ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta.
Të dhënat u përditësuan në orën 19:10./Periskopi/




