Përfaqësuesi kurd: Lideri i ISIS-it ndodhet në Mosul

Përfaqësuesi kurd: Lideri i ISIS-it ndodhet në Mosul
Husein, i cili është shef i kabinetit të liderit kurd, Masud Barzani, theksoi se autoritetet kurde kanë informata nga disa burime se Bagdadi është në Mosul, qytet për pushtimin e të cilit po luftojnë forcat irakiane.
“Nëse ai vritet, kjo do të thotë kolaps për tërë sistemin e ISIS-it”, theksoi Husein, duke shtuar se në atë rast ISIS do të duhet të zgjedhë lider të ri dhe atë gjatë jehonës së luftimeve, por asnjë trashëgimtar nuk do ta kishte autoritetin e Bagdadit.
Sipas tij, në tetë apo nëntë muajt e fundit Bgdadi po fshihet, duke vlerësuar se është e dukshme disfata e grupit xhohadist.

Shpërndaje në: