Përfshihet nga zjarri një hapësirë fushore tek Kalaja e Kulinës në Kamenicë, Policia jep detaje

Përfshihet nga zjarri një hapësirë fushore tek Kalaja e Kulinës në Kamenicë, Policia jep detaje

Një hapësirë fushore afër Kalasë së Kulinës në Kamenicë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani ka treguar se zjarrfikësit e kanë lokalizuar vendin dhe nuk ka rrezil për përhapje apo edhe dëme materiale.

“Ju njoftojmë se me datën 01.07.2025 rreth orës 12:00 kemi pranuar informacion për një zjarr tek vendi i quajtur “Kulina”. Njësite policore relevante së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ishte duke u djegur një hapësirë fushore. Zjarri nga ana e ekipës së zjarrfikësve është lokalizuar dhe sipas tyre nuk ka rrezik për përhapje apo dëme materiale”, tha Osmani./Periskopi/

Foto: Arian Mavriqi

Shpërndaje në: