Përfshihet nga zjarri një objekt në Deçan, s’ka të lënduar
Një objekt është përfshirë nga zjarri në Deçan.
Policia bën të ditur se përveç materialeve nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë vlera e dëmit është e konsiderueshme.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt. Njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor./Periskopi/



