Përfshihet nga zjarri një shtyllë elektrike në Fushë-Kosovë

Përfshihet nga zjarri një shtyllë elektrike në Fushë-Kosovë

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Një shtyllë është kapluar nga flakët. Nuk dihet shkaktari. KEDS ka intervenuar menjëherë dhe gjithçka është nën kontroll. Ekipet janë atje duke e sanuar gjendjen”, ka thënë Buzhala.

Ndërkaq sipas qytetarëve, për më shumë se 20 minuta flakët janë shpërndarë, derisa kanë ardhë edhe zjarrfikësit dhe KEDS për të intervenuar.

Shpërndaje në: