Përfundoi Provimi i Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

Përfundoi Provimi i Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT)  ka njoftuar se ka përfunduar me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore

MAShTI ka theksuar se ka organizuar pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore, duke e cilësuar si  të suksesshëm në organizim dhe administrimin e këtij procesi, raporton Periskopi.

“Provimi është mbajtur në 158 qendra të testimit, ku maturantët janë sistemuar në 1,335 salla, ndërsa sipas raporteve të komisionarëve, testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë vërejtje të theksuar”, thuhet në njoftim.

MAShTI ka treguar se gjatë mbajtjes së testit të maturës ka pasur edhe disa probleme si përdorimi i telefonit nga disa nxënës.

“Për shkak të përdorimit të telefonave kësaj radhe janë larguar një numër i konsideruar i nxënësve. Një raport më i detajuar për procesin do të bëhet publik javën e ardhshme, pas analizimit të raporteve nga kryetarët e qendrave të testimit”.

MAShTI po ashtu falënderoi të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore./Periskopi/

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: