Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës: Arbëria shokon Gjilanin, Drita barazon me Feronikelin
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës të cilat janë zhvilluar në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.
Arbëria ka mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0, falë një goli nga Biljali në minutën e 72-të, teksa këto tri pikë e ngrisin Arbërinë në vendin e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në kuotën e 23 pikëve në vendin e tretë.
Në përballjen tjetër, Drita ka barazuar 1-1 në Gjilan me Feronikelin.
E para që kaloi në epërsi ishte Nikli në minutën e 40-të përmes Hotit, ndërsa në minutën e 75-të barazoi Ajzeraj për Dritën.
Kujtojmë se në minutën e 80-të skuadra nga Drenasi mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Malajt.
Me këtë barazim, Drita grumbullon 27 pikë dhe rendietet në vendin e dytë, ndërsa Feronikeli në të shtatin me 16 pikë. /Periskopi.com/



