Përfundojnë pjesët e para: Liverpool 3-0, City 3-0, United 1-0 (Video)
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të xhiros së gjashtë në Premier Ligë, me favoritët që janë në avantazh, transmeton Periskopi.
Liverpooli në Anfield po e pret Southamptonin, për fitoren e gjashtë me radhë. Dhe kjo fitore duket në dorën e tyre pasi po avancojnë bindshëm 3-0. Goli i parë erdhi nga Wesley Hoedt, mbrojtësi kundërshtar. I dyti nga Joel Matip, mbrojtësi kamerunas që starton pas pesë muajsh. Ndërsa i treti, nga Xherdan Shaqiri që e goditi shtyllën nga goditja e dënimit – për të shënuar më pas Mo Salah.
City po avancon me të njëjtin rezultat si mysafir i skuadrës së Stephen Warnock. Të parin e shënoi Kun Aguero, të dytin Bernardo Silva ndërsa të tretin Ilkay Gundogan.
United ndërkohë, po fiton me rezultat të ngushtë 1 me 0 ndaj skuadrës së Nuno Esprito Santosit, me golin e shënuar nga braziliani Fred.
Në ndeshjet e tjera, Burnley po fiton 2-0 ndaj Bournemouth. Crystal Palace po barazon 0 – 0 me Newcastle United. Leicester City po barazon 1 -1 me Huddersfield Town që nuk e ka inkuadruar Florent Hadërgjonajn.



