Përfundojnë pjesët e para në ndeshjet e Kupës së Kosovës: Llapi në avantazh ndaj Dritës, pa gola në duelin Drenica-Ferizaj
Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të 1/8 së Kupës së Kosovës në futboll.
Llapi i Tahir Batatinës ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 0-1 ndaj Dritës së Zekrija Ramadanit, shkruan GazetaBlic Sport, transmeton Periskopi.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë në këtë duel e realizoi Arbnor Ramadani nga distanca në minutën e 16’të.Në duelin tjetër në “Liman Gegaj”, Drenica dhe Ferizaj shkuan në pushim me rezultatin e barabartë 0-0.
Kreshnik Uka realizoi gol pas 10 minutave lojë, por gjyqtarët e anuluan për pozicion jashtë loje./Periskopi/



