Përfundon gjithçka në Shkup, Real Madridi fiton Superkupën e Evropës (Foto/Video)

Përfundon gjithçka në Shkup, Real Madridi fiton Superkupën e Evropës (Foto/Video)

Real Madridi ka mposhtur me rezultat 2-1, skuadrën e Manchester Unitedit, në kuadër të Superkupës së Evropës në futboll.

https://www.youtube.com/watch?v=G56MQVTAfYM

Golat për madrilenët u shënuan nga mesfushori Casemiro në pjesën e parë, dhe nga Isco Alcarcon në pjesën e dytë, shkruan Periskopi.

Për gjigantin anglez golin e vetëm e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0 për Realin, kur pas një asistimi të mirë nga Dani Carvajal, nga një pozitë e dyshimtë shënoi braziliani Casemiro.

Pjesa e dytë ishte më interesante, ku u lëshuan shumë raste nga të dyja palët.

Fillimisht Madridi shënoi me anë të Isco, pas një kombinimi të mirë me Gareth Bale, ndërsa në anën tjetër për Unitedin shënoi Romelu Lukaku, pas një topi të kthyer nga goditja e Nemanja Matic.

Me këtë fitore Reali vulosi edhe një herë statusin e saj si skuadra më e fortë e futbollit në Evropë për momentin. /Periskopi

 

Shpërndaje në: