Përfundon numërimi i votave në Prizren, Selmanaj: Gara ishte e pabarabartë

Përfundon numërimi i votave në Prizren, Selmanaj: Gara ishte e pabarabartë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe duke e cilësuar garën zgjedhore si “të vështirë dhe të pabarabartë”.

Në një postim në Facebook, Selmanaj ka theksuar se përballja në Prizren nuk ishte vetëm me kundërshtarët politikë, por edhe me “dy pushtete – atë nacional dhe atë lokal”.

“Fakti që 8,255 votues zgjodhën të na besojnë duhet të na shërbejë si tregues se në Prizren ekziston një dëshirë për një vizion tjetër për të ardhmen,” ka shkruar Selmanaj.

Ai është shprehur krenar për frymën evropiane dhe demokratike që LDK-ja përcolli gjatë fushatës.

“Ky nuk është fundi i rrugëtimit tonë, por fillimi. Nuk do të dorëzohemi, sepse Prizreni meriton më shumë – zhvillim, transparencë dhe mirëqenie për të gjithë,” ka përfunduar Selmanaj./Periskopi/

Shpërndaje në: