Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e 11 Majit
Është mbyllur 9 ditë pasi u zhvilluan zgjedhjet, procesi i numërimit të votave edhe për diasporës në të gjitha qarqet, si për partitë, ashtu edhe për votën individuale.
Në përfundim, Partia Socialiste rezultoi fituese 83 mandate, Partia Demokratike 50 të tillë, ndërsa 7 mandatet e tjera u ndanë mes PSD, që mori 3 mandate, Partisë Mundësia, me 2 mandate dhe Nismës Shqipëria Bëhet e Lëvizjes Bashkë, me nga 1 mandat secila, raporton TVKlan, transmeton Periskopi.
Ndërkohë që disa kandidatë nga listat e hapura të të dy forcave kryesore, iu drejtuan një ditë më parë KQZ-së, me kërkesën për të marrë pamjet filmike, pasi kanë pretendime për procesin e numërimit. Por mësohet se kandidatët socialistë janë tërhequr nga kjo kërkesë, pas vërejtjes së kryesocialistit në komunikim virtual me ta./Periskopi/



