Përfundon seanca, gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon në maj

Përfundon seanca, gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon në maj

Ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt në gjykimin kundër Pjetër Shalës në Hagë.

Para trupit gjykues ishte paraqitur edhe një person i cili pretendon se babai i tij u kidnapua në Shqipëri dhe u keqtrajtua pastaj për disa ditë në Kukës.

Me këtë dëshmitar ka përfunduar edhe seanca ndërsa gjykimi do të vazhdojë nga data 1 maj.

Në gjykimin kundër Pjetër Shalës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Për katër ditë me radhë dëshmitarët kanë rrëfyer për pranverën e vitit 1998 kur sipas tyre një grup personash me uniformë të UÇK-së kishin shkuar në shtëpinë e tyre me kërkesën për dorëzimin e armëve.

Atje, sipas tyre, babai i tyre ishte kidnapuar dhe mbajtur pastaj për gati dy javë në një fabrikë metali në Kukës

Shpërndaje në: