Përgjigja epike e Palmer në pyetjen: Pse jeni dy amerikanë të angazhuar për Kosovën

Përgjigja epike e Palmer në pyetjen: Pse jeni dy amerikanë të angazhuar për Kosovën

Gjatë bashkëbisedimit me studentë dhe shoqërinë civile, në mesin e të cilëve pati edhe shumë gazetarë, i dërguari Spercial për Ballkanin Perëndimor, Metthew Palmer mes tjerash iu përgjigj edhe një konstatatimi që u bë duke thënë se “është konfuze vizita e dy të dërguarve nga SHBA-ja në Kosovë”, ambasadorit Grenell dhe të dërguarit special, Palmer, raporton Periskopi.

Ai konsideroi se nuk kishte asgjë të çuditshme në këto vizita, duke shtuar se qeveria amerikane ishte shumë e madhe dhe dy persona nga kjo qeveri në Kosovë, nuk kishin asnjë kuptim tjetër përveç përpjekjes për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme.

“Nuk e di pse do të ishte konfuze. Qeveria amerikane është shumë, shumë e madhe dhe kjo nuk është asgjë për ne. Ne do të punojmë bashkë për ta gjetur një marrëveshje.  T’i kemi dy veta këtu nuk është asgjë. Kjo nuk reflekton asgjë tjetër përvec një bashkëpunimi për pajtim dhe hapjen e shteteve për t’ju mbështetur”, u përgjigj Palmer.

Nga minuta 33:00, mund ta dëgjoni përgjigjen e Palmer në këtë pyetje. /Periskopi

Shpërndaje në: