Perla e Danilos: “Guardiola edhe nusen në shtrat e vendos si të jetë futbolliste në fushë”

Perla e Danilos: “Guardiola edhe nusen në shtrat e vendos si të jetë futbolliste në fushë”

Braziliani Danilo i Juventusit ka lëshuar një deklaratë pikante në një intervistë të dhënë për “La  Repubblica”.

Duke “skanuar” trajnerët me të cilët ka punuar në të shkuarën, mbrojtës i bardhezinjve foli edhe për Pep Guardiola, teknikun e Manchester City në Premier League.

“Kam qenë me fat. Trajnerët më të cilët kam punuar janë të ndryshëm, por të gjithë ata janë fitues. Jam përpjekur të mësoj nga të gjithë.

Për shëmbull me Guardiolën ndryshova mënyrën time për të parë gjërat Nuk luaja shumë edhe për shkak të një dëmtimi”.

“Ai nuk është kurrë i relaksuar, ai mendon për futbollin gjatë gjithë kohës. Unë mendoj se në shtëpi, në mbrëmje, ai e vë gruan e tij në shtrat sikur ajo të ishte një lojtare në fushë”.

 

Shpërndaje në: