Përmbledhja e momenteve më të mira të Felix ndaj Barcelonës është aq madhështore saqë u bë virale

Përmbledhja e momenteve më të mira të Felix ndaj Barcelonës është aq madhështore saqë u bë virale

Joao Felix ka bërë dje një nga paraqitjet më të mira të tij që kur ka ardhur në La Liga.

E vetmja mënyrë që Barcelona ta ndalte mbrëmë Joao Felix, ishte duke e fauluar atë, dhe kjo mund të shihet edhe nga përmbledhjet, përcjell Periskopi.

Portugezi ishte i papërmbajtshëm ndaj mbrojtjes së Barcelonës, duke konfirmuar se është kthyer në formën e tij më të mirë.

Katalanët as që mund t’i afroheshin topit kur 21 vjeçari e kishte atë në zotërim. Një video me përmbledhjen e momenteve më të mira të Felix mbrëmë po bën bujë të madhe.

Më poshtë Periskopi ua përcjell videon ku Felix shihet duke dribluar me lehtësi lojtarët e Barcelonës dhe duke krijuar raste të mira shënimi. /Periskopi/

Shpërndaje në: