Përmbytja në Tajlandë arrin 3 metra: Qytetarët për të shpëtuar kapen në kabllot e rrymës (VIDEO)
Tajlanda është goditur ditët e fundit nga përmbytje masive.
Një ndër provincat më të prekura është Songkhl, ku niveli i ujit në qytetin Hat Yai ka arritur deri në 3 metra, duke detyruar autoritetet të shpërngulin të gjithë banorët dhe turistët nga zonat e prekura, transmeton tch, përcjell Periskopi.
Pamjet e qytetit të mbuluar nga uji janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale. Në një prej videove, shihen dhe disa qytetarë të cilët për t’i shpëtuar përmbytjes rrinë mbi kabllot e shtyllave.



