Përparim Rama betohet: Të mos krijojmë bllokada që e lodhin Kryeqytetin

Përparim Rama betohet: Të mos krijojmë bllokada që e lodhin Kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën u betua para asambleistëve të rinj në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal.

Në ceremoninë solemne, Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri, besnikëri, në mënyrë të paanshme dhe në pajtim me ligjin.

Ai do të jetë në krye të kryeqytetit për mandatin e dytë.

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka 51 asamblistë.

“Na priftë e mbara së bashku. Bazuar në nenin 57-të të Ligjit për Qeverisje lokale me rastin e zgjedhjes kryetar i Komunës, bëj betimin para anëtarëve të komunës. Unë Përparim Rama betohem se do t’i kryeje detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë”, u betua Rama./Periskopi/

Shpërndaje në: