Përparim Rama dhe Lumir Abdixhiku vizitojnë banorët e Barilevës

Përparim Rama dhe Lumir Abdixhiku vizitojnë banorët e Barilevës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë vizituar banorët e fshatit Barilevë.

Para tyre, Rama dhe Abdixhiku, kanë shpalosur programin për fuqizimin e fshatrave të Prishtinës, përmes investimeve infrastrukturore dhe mbështetje në sektorin e Bujqësisë.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

Së bashku me Kryetarin Lumir Abdixhiku dhe ekipin tim, vizituam fshatin e bukur të Barilevës. Përveç peizazheve të bukura, kjo zonë njihet edhe për kultivimin e pemëve dhe perimeve.

Në plan programin tonë, ne i shohim fshatrat si një element kyç për zhvillimin e Prishtinës. Ne duhet t’i ndihmojmë këto zona në mënyrë që banorët e tyre të mos largohen nga vendi për të dalë në qytet, ne duhet të mbështesim bujqësinë.

PRISHTINA PËR TË GJITHË!
?☘️??‍♂️?⚽️???♥️
#PR4PR
#PerparimRama
#DashniPerPrishtinen
#LDK160

Shpërndaje në: