Përparim Rama prezenton projektin 15 milionësh për ndërlidhjen e Dardanisë me Kalabrinë (VIDEO)

Përparim Rama prezenton projektin 15 milionësh për ndërlidhjen e Dardanisë me Kalabrinë (VIDEO)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, z. Përparim Rama, ka prezentuar projektin e tij madhor për ndërlidhjen e lagjes Kalabria me qendrën e qytetit përmes lagjes Dardania.

Në një video animacion, kandidati Rama ka treguar që kjo ndërlidhje do të arrihet përmes ndërtimit të një nënkalimi të veturave prej rrethit të Veternikut deri tek Stacioni i Autobusëve.

Ai ka treguar se nëpërmjet këtij nënkalimi të veturave, do të krijohet mundësia edhe për parking nëntokësor për lagjen Dardania, mbi të cilin do të ndërtohet një park urban, kënde lojrash, dhe shtigje për këmbësor e trafik alternativ.

Poashtu, kandidati Rama ka treguar që aty do të ndërtohet një Shirit i Zonës Komerciale, i cili do të mundësojë që ky projekt të realizohet përmes investimeve publiko-private. Kohëzgjatja e këtij projekti do të jetë dy vjet dhe kostoja 15 milionë euro.

Deri më tani, Përparim Rama ka prezentuar tri projekte kryesore, respektivisht projektin 35 milionësh për ndërlidhjen e lagjes Arbëria me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand, projektin 7 milionësh për rigjenerimin e “Soliterave” të Ulpianës, dhe këtë projekt. Gjatë ditëve të ardhshme, ai do të prezentojë edhe dy projekte tjera të mëdha.

Përparim Rama është kandidati i parë i cili ka bërë publik programin e tij, i cili është voluminoz, i detajuar, dhe gjithëpërfshirës. Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

https://prforpr.com/?fbclid=IwAR3EwzJ6n4Am-3G58GwLtiLWROAjDF8fENQZD0z00xHEjJYG1OmyuRMsivA

Shpërndaje në: