Përparim Rama: Tramvaji elektrik vjen në Prishtinë në qershor 2026
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se projekti për tramvajin elektrik do të nisë zbatimin dhe pritet të jetë funksional në qershor të vitit 2026, raporton Periskopi.
Sot është zyrtarizuar bashkëpunimi mes Kryeqytetit dhe operatorëve privat të transportit të ri të Prishtinës (TRIP), në kuadër të planit për mobilitet të qëndrueshëm urban.
“Vizioni ynë po realizohet. Po e modernizojmë flotën e autobusëve, po ulim ngarkesën e trafikut dhe po e vendosim qytetarin në qendër,” u shpreh Rama.



