Përparim Rama zotohet: Në mandatin e parë si kryetar, do të ndërtohen shtatë shkolla të reja në Prishtinë

Përparim Rama zotohet: Në mandatin e parë si kryetar, do të ndërtohen shtatë shkolla të reja në Prishtinë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, duke iu uruar nxënësve prishtinas fillimin e vitit shkollor, ka premtuar ndërtimin e shtatë objekteve shkollore.

Sipas analizave të bëra nga ekipi i tij, si kryetar i Prishtinës, Rama është zotuar për ndërtimin e shtatë objekteve të shkollave në mandatin e parë.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

?‍?Çdo fillim i vitit të ri shkollor është emocionues.
Sot është një ditë shumë e veçantë për fëmijët, nxënësit. Sot hapen dyert e shkollave.
Viti që lamë pas ishte plot sfida për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, e di sa ka qenë e vështirë si për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, por e di që secili nga ju keni bërë më të mirën e mundshme.
Sipas analizave tona, aktualisht mungojnë shtatë objekte shkollore të nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.
?Këto objekte do të ndërtohen në mandatin tonë të parë:
✅Një shkollë në lagjen Sofalia.
✅Një shkollë në lagjen Kodrina.
✅Një shkollë në lagjen Qëndresa.
✅Një shkollë në lagjen “Përroi i Njelmët”.
✅Një shkollë në lagjen Kalabria.
✅Një shkollë në lagjen “Kodra e Trimave”.
✅Një shkollë në lagjen “Prishtina e Re – Qendër” (zona rreth Pallatit të Drejtësisë).
Gjithashtu do të ndërtojmë Liceun Artistik, në bashkëpunim me MASHT-in, i cili përfshinë: shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës dhe baletit, shkollën e artit dhe dramës, dhe gazetarinë.
? Arsimi është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e një vendi, të gjitha energjitë dhe idetë duhet të përqendrohen aty. Shkolla për secilin nxënës është një shtëpi e dytë, andaj duhet të jetë e ngrohtë dhe e sigurt për ta. Ne duhet të punojmë fort që të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, t’i ndihmojmë ata të zhvillohen dhe t’i mbërrijnë të gjitha ato që i ëndërrojnë.
Ne duhet të punojmë për një arsim cilësor.
#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#PerPrishtinenPraktike
#DashniPerPrishtinen
#LDK160

Shpërndaje në: