Përpjekja e nëntë: Nis seanca për konstituimin e Kuvendit – A do të tejkalohet ngërçi?
Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kjo do jetë përpjekja e nëntë për konstituimin e Kuvendit, transmeton Periskopi.
Ende nuk dihet nëse do të tejkalohet ngërçi i krijuar lidhur me votimin e kandidates për kryetare të Kuvendit.
Në seancë janë të pranishëm 110 deputetë.
Seanca drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë Avni Dehari. /Periskopi/



