Përplasje fizike mes deputetit të PD-së dhe policisë gjatë protestës: Plehra, lëri çunat
Një përplasje fizike ka ndodhur mes deputetit të PD-së, Besart Xhaferri, dhe policisë këtë të shtunë gjatë protestës së opozitës.
Gjatë një momenti kur policia po arrestonte protestuesit, deputeti Xhaferri ndërhyri, duke u përplasur fizikisht me efektivët, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.
Nga pamjet duket tension i lartë ndërmjet tij dhe policisë, ndërsa në video dëgjohet përdorimi i një fjalori të papërshtatshëm dhe i ashpër./Periskopi/



