Përplasje në KQZ për votimin e krerëve të UÇK në Hagë: Krasniqi i VV i barazon me të burgosurit e Kumanovës

Përplasje në KQZ për votimin e krerëve të UÇK në Hagë: Krasniqi i VV i barazon me të burgosurit e Kumanovës

Në mbledhjen e KQZ pati përplasje mes anëtarëve të KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, si dhe mes kryesuesit të KQZ-së dhe anëtarit të VV-së, lidhur me çështjen e votimit të personave të burgosur jashtë vendit.

Anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Alban Krasniqi, propozoi që të krijohen procedura të veçanta për votimin e të burgosurve jashtë Kosovës, përfshirë edhe ish-krerët e UCK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ai propozoi që të hapet një qendër e veçantë për votimin në Hagë.

“Ajo që i mungon këtij dokumenti është edhe një qendër e re që duhet të hapet, që duhet të trajtohet si qendër e veçantë e votimit në formën dhe modalitetin që duhet të parashihet për qytetarët tanë që mbahen padrejtësisht në Hagë. Kur them në Hagë, e kam fjalën për Gjykatën në fjalë. Andaj propozimi im është që të futet edhe kjo pikë si pikë e votimit, si vendvotim, sepse aty janë gjithashtu personat në fjalë që e dimë se cilët janë. Edhe me sa e di unë, ju keni vënë komunikim me autoritetet atje, dhe që të mos kemi nevojë të kthehemi sërish dhe të diskutojmë këtë çështje, ta zgjidhim bashkë me këto qendra”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani, u shpreh kundër këtij propozimi, duke theksuar se çështja e Hagës nuk kërkon hapje të veçantë të vendvotimit.

“Mendoj që opsioni i parë duhet të mbështetet, ndërsa në raport me Hagën mendoj se nuk ka nevojë të hapet votimi, sepse kjo është në kategorinë e votimit të personave me nevoja të veçanta”, tha ai.

Debati u ashpërsua edhe më tej, kur Krasniqi deklaroi se i njëjti parim duhet të vlejë edhe për raste të tjera jashtë vendit, përfshirë Kumanovën.

Ai akuzoj anëtarin e KQZ-së nga PDK-ja se është duke gënjyer dhe se sipas tij votimi i krerëve të UÇK-së nga Haga deri më tash, ka qenë i jashtëligjshëm.

“Unë e mbroj parimin e të drejtës së qytetarit. Edhe ajo me qenë në mënyrë ligjore, jo ilegalisht. Nuk ndihna mirë me dërgua ilegalisht procedurat, qoftë edhe në Hagë, dërgoje qysh e lejon ligji. Nuk është e rregulluar, nuk është mirë me gënjye publikisht. Veç pak se po shpifet publikisht. Qëllimshëm je ka shpifë. Nuk ndihem mirë unë me cu procedura të votimit ilegalisht, qoftë edhe në Hagë”, tha ai, përcjell eo.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka nderhyrë, duke treguar pse nuk mund të organizohet votimi në Gjykatë Speciale.

Ai ka thënë se nuk mund të organizohet procesi i votimit në Hagë, sepse Gjykata Speciale nuk ka lejuar dërgimin e komisionrëve partiak atje.

“Gjykata Speciale nuk është duke lejuar me dërgu komisioner të partive politike. Na e kemi kërkuar me dërgu, por nuk lejon Gjykata Speciale”, ka thënë ai.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili akuzoi Krasniqin për manipulim të çështjes, duke theksuar se KQZ-ja duhet të veprojë vetëm në bazë të kornizës ligjore dhe rekomandimeve institucionale./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Sot temperaturat tipike pranverore

Sot temperaturat e ditës pritet të shkojnë deri në 18 gradë Celsius. Kështu ka bërë…

Projektligji për çmimet tavan, ‘mbron konsumatorët-dëmton bizneset’

E miratuan edhe në vitin 2023, por Gjykata Kushtetuese ua hodhi poshtë. Pas tre vitesh,…

BBC: Pas kërcënimit të Trump, Irani paralajmëron se rajoni do të bëhet “ferr” për SHBA‑në dhe Izraelin

Një zëdhënës i komandës më të lartë operative të Iranit që koordinon forcat e armatosura…

Arsenali eliminohet nga FA Cup, mposhtet nga Southamptoni i ligës së dytë

Southampton rikujtoi frymën e skuadrës që fitoi FA Cup në vitin 1976, duke eliminuar në…

Nga gazi e spreji në majat e shtetit: Rrugëtimi i u.d Presidentes, Albulena Haxhiu

Aktiviste politike, deputete, ministre e kryetare e Kuvendit – ky është rrugëtimi 16-vjeçar i Albulena…

Asllani thyen heshtjen, flet për mundësinë e kalimit te Barcelona

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani ka komentuar për herë të parë mbi zërat që e lidhin…

Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokimik iranian, raportojnë mediat shtetërore të Iranit

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se pesë persona janë vrarë në një sulm ndaj një kompleksi…

Haradinaj uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, kërkon njohjen nga ‘Selia e Shenjtë’

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Haradinaj tha…