Përse të gjitha vajzat e Instagram-it po vënë patate në fytyrë, a është vërtetë efektive maska më e famshme e momentit?

Përse të gjitha vajzat e Instagram-it po vënë patate në fytyrë, a është vërtetë efektive maska më e famshme e momentit?

Të kujdesesh për fytyrën nuk nënkupton të paguani shifra të çmendura për trajtime estetike, maska apo kremëra të ndryshëm. Ndonjëherë zgjidhja e shumë problemeve është parasyve tanë, por thjesht ju duhet një guidë e duhur. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë Living me shumëllojshmërinë e artikujve që ofron.

Sot do ju njohim me një maskë çudibërëse, më saktë një trend i fundit dhe shumë i përhapur në Instagram, ku përbërësi kryesor është patatja. Patatja ka në përmbajtjen e saj vitaminë C, karbohidrate dhe niseshte vegjetale, të gjitha këta përbërës janë shumë të ushqyeshëm për lëkurën dhe janë arma më e fortë kundër shenjave të akneve.

Merrni një patate të vogël dhe priteni në feta të holla 3cm, fërkoni me to fytyrën dhe më pas përhapni fetat në të gjithë fytyrën. Lidhini me fasho duke lënë të lirë hapësirën tek goja, hunda dhe sytë dhe lëreni të veprojë gjatë tërë natës. Ose nëse ju bezdisin fetat e patates, grijeni në rende të gjallë dhe masën e përftuar vendoseni në lëkurë. Të nesërmen në mëngjes lani fytyrën me ujë të ftohtë. Do të habiteni me rezultatin.

Përveç vitaminës C, patatja përmban kalium, bakër dhe squfur, të cilët arrijnë të depërtojnë thellë në lëkurë duke eleminuar toksinat dhe papastërtitë e ndryshme dhe duke reduktuar shenjat nga aknet.

Shpërndaje në: