Përsëri Bersant Celina: Shënon gol të mahnitshëm, për ta vendosur ekipin e tij në vendin e parë (Video)

Përsëri Bersant Celina: Shënon gol të mahnitshëm, për ta vendosur ekipin e tij në vendin e parë (Video)

Në ndeshjen e zhvilluar në Liberty Stadium, ka shkëlqyer sërish ylli i Kosovës, Bersant Celina me një gol të shënuar në minutën e 68. 

Celina shkëlqeu gjatë gjithë ndeshjes në pozitën e mesfushorit kreativ dhe ia doli të shënonte edhe golin e dytë brenda vetëm një jave, shkruan Periskopi.

Ekipi i tij e kërkonte fitoren në mënyrë që të barazohej me Leeds Unitedin në vendin e parë. Dhe, ia doli falë performancës së jashtëzakonshme të Bersant Celinës.

Kombëtarja e Kosovës në futboll shpreson shumë te forma e Bersant Celinës pas lëndimeve në repartin e mesfushorëve të avancuar. Zeneli ishte lënduar në muajin qershor, ndërsa edhe Rashica u lëndua në ndeshjen e parë të Werder Bremenit në Bundesliga.

Celina është përfolur për një kalim të mundshëm te Brighton&Hove Albion ku do të bashkohej me trajnerin e tij, Potter, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Duke parë formën e jashtëzakonshme, duket se Swansea ka ambicie për të kaluar direkt në Premier Ligë.

Shpërndaje në: