Personi që e njeh nga afër zbulon të pathëna për Duda Baljen: Nuk është si në fotografi, është e ‘shtirë’

Personi që e njeh nga afër zbulon të pathëna për Duda Baljen: Nuk është si në fotografi, është e ‘shtirë’

Deputetja e mirënjohur boshnjake, Duda Balje, ka bërë një rishpërndarje të një qytetari që e lavdëron atë me fjalë mjaft interesante. 

Qytetari me inicialet F.Xh. shkruan ndër tjerash se Balje “nuk është si në fotografi”, mbase në referencë me komentet e shumë të tjerëve që e vlerësojnë vetëm për paraqitjen e saj fizike.

Ai thotë se Balje është “e shtirë” (vështirë) duke rrëfyer për një tipar të karakterit të saj, përcjell Periskopi.

“Duda nuk është siç e shihni në Tv apo në fotografi. Duda ka qëndrim të veçantë, është e vështirë. I kupton njerëzit pa fjalë, i kupton qëllimet e secilit vetëm me shikim.” – himnizon qytetari znj.Balje, ndërsa paralajmëron edhe se ka shumë gjëra të pathëna për të.

Kulti i individit vazhdon të mbetet një ndër problemet kryesore të demokracisë kosovare ndërsa nuk dihet se çka e ka frymëzuar qytetarin për një status të tillë. /Periskopi

Shpërndaje në: