Përurohet hapja e “Tunelit të Kurrizit”, Rama: Ky është transformimi i pjesës më ikonike të Kryeqytetit

Përurohet hapja e “Tunelit të Kurrizit”, Rama: Ky është transformimi i pjesës më ikonike të Kryeqytetit

Në Prishtinë është përuruar hapja e “Tunelit të Kurrizit”, i cili ka qenë i mbyllur për disa muaj për shkak të renovimit.

Në mbrëmjen e 28.06.2025, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me disa drejtorë e qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë hapëse të “Tunelit të Kurrizit”, projekt i cili i ka kushtuar Kryeqytetit mbi 1.2 milion euro.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky projekt do ta gjallësojë lagjen Dardania dhe Prishtinën.

“Plotësisht i transformuar, jo vetëm një investim infrastrukturor, por një investim të artit, kulturës, të ekspozitave të ndryshme. Një hapësirë që do ta shfrytëzojnë qytetarët e Dardanisë dhe jo vetëm, për evente të ndryshme. Kemi po ashtu edhe shtegun e biçikletave. Një hapësirë për evente të ndryshme, për koncerte e gjëra të tjera. Nuk ka më kundërmim, ka një ndriçim të mrekullueshëm, ka ventilim të mrekullueshëm” – ka deklaruar Përparim Rama, në një video të cilën e ka publikuar në Facebook, bashkë me pamje nga ceremonia e përurimit të projektit./Periskopi/

Shpërndaje në: