Përvjetori i rënies së Elton Zherkës dhe Përmet Vulës: Risjellim këngën prekëse të babait të Eltonit për djalin dëshmor

Përvjetori i rënies së Elton Zherkës dhe Përmet Vulës: Risjellim këngën prekëse të babait të Eltonit për djalin dëshmor

Sot shënohet përvjetori i rënies së dy luftëtarëve të UÇK-së, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Eltoni dhe Përmeti, përshkruhen në vazhdimësi si dy luftëtarët ‘yjet e Gjakovës’, por në përvjetorin e tyre, ne risjellim këngën tejet prekëse të babait të Eltonit, Gëzim Zherkës.

Kënga emocionale, thotë veç tjerash, shkruan Periskopi: 

“Edhe sot, më duket i dëgjoj hapat e tu

Dhe hijen tënde përqafoj.

Për një çast, mendoj se je këtu,

Të flas o shpirt, sa shumë më ke mungu”.

Fotografinë tënde e ruaj, do të jetoj gjithmonë me mall,

E vitet dhimbjen s’do ta shuajnë, do të kujtoj unë sa t’jem gjallë.

E ti je lart, dhe po më sheh,

Më faj që ndonjëherë qaj,

Por më mungon, e ti nuk je,

Gjithmonë në zemër do të mbaj”.

 

Shpërndaje në: