Pesë anëtarët e KPK-së kërkojnë përfshirjen e AKI-së në zhvillimet brenda Prokurorisë

Pesë anëtarët e KPK-së kërkojnë përfshirjen e AKI-së në zhvillimet brenda Prokurorisë

Pesë anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilët e lëshuan mbledhjen e sotme të KPK-së, e kanë kundërshtuar vendimin e pesë anëtarëve të tjerë për shkarkimin nga pozita të u.d. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Në një konferencë për media të enjten, pesë anëtarët kërkuan të vihen në mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Ata, po ashtu ftuan Agjencinë Kosovare për Inteligjencë që të përfshihet në zhvillimet e fundit brenda KPK-së.

“Vendimi i marrë [për shkarkimin e Kelmendit, v.j] në mungesë kuorumi është akt inekzistent dhe nuk prodhon kurrfarë efekti juridik”, tha Visar Krasniqi, njëri nga pesë anëtarët e KPK-së.

“Ftojmë Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, për të vlerësuar situatën dhe ruajtjen e sigurisë juridike në vend”, tha Krasniqi, i cili është anëtar i KPK-së nga shoqëria civile. “Ftojmë edhe Policinë e Kosovës për sigurimin e nivelit të sigurisë për anëtarët të cilët janë këtu”.

Ai pretendoi se vendimi i sotëm është i papranueshëm, i paligjshëm dhe tentativë “për marrjen e kompetencave në kundërshtim me Ligjin”./Periskopi/

Shpërndaje në: