Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Një person në Prishtinë, ka raportuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.

“Prishtinë 02.12.2021 – 22:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, djali i tij me të meta psikike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në repartin Psikiatrik. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër në Graçanicë, një person nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë 02.12.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimen femer kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim.

Ndërkohë, në Drenas është arrestuar një person pasi në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike nga gruas dhe fëmijëve të tij.

“Gllogoc 02.12.2021 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, konfirmojnë nga policia.

Ndërkaq, në Deçan policia ka arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj motrës së tij.

“Deçan 03.12.2021 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar psiqikisht dhe fizikisht motrën e tij viktimen femer kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet të raport.

Edhe në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje. I dyshuari gjendet në arrati.

“Prizren 03.12.2021 – 15:30. Viktima femër kosovare ka informuar se burri i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtuar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Shpërndaje në: