PET skaneri, zyrtarja e Presidencës: Jahjaga u falënderua tre herë, Presidentja insistoi që ajo të flas në ceremoni

PET skaneri, zyrtarja e Presidencës: Jahjaga u falënderua tre herë, Presidentja insistoi që ajo të flas në ceremoni

Learta Hollaj, shefja e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka  reaguar pas raportimeve dhe reagimeve se Osmani nuk e ka falënderuar Atifete Jahjagën për kontributin në sigurimin e pajisjes PET-skaneri, pasi ishte pikërisht ish-presidentja ajo që gjatë ditës deklaroi se sigurimi i kësaj pajisje është bërë falë  bashkëpunimit të Fondacionit Jahjaga me organizatën bamirëse Alwaleed Philanthropies.

Hollaj tha se Osmani e ka falenderuar tri herë Jahjagën gjatë fjalimit në ceremoninë e pranimit të pajisjes.

“1. Presidentja sot në fjalimin e saj, tri herë e ka falënderuar ish-Presidenten Jahjaga dhe Fondacionin Jahjaga (shih linkun e fjalimit në koment). Po ashtu, donatorët janë falënderuar veçanërisht në komunikimet publike të Presidentes, ndërsa udhëheqesit të organizatës, i është ndarë Medalje Presidenciale. Por, donacioni është 100% nga Alëaleed Philanthropies, të cilit jo veç Presidentja, por të gjithë duhet t’i jemi posaçërisht mirënjohës.. 2. Para pothuajse një viti, me kërkesë të Fondacionit Jahjaga dhe ish-Presidentes Jahjaga është realizuar takim me Presidenten Osmani. Në takim është përmendur mundësia që të sigurohet PET skaneri përmes donacionit bujar të Alëaleed Philantrophies. Mirëpo, sigurimi i donacionit do të mund të përmbyllej me sukses vetëm pas një garance dhe angazhimi të drejtpërdrejt të Zyrës së Presidentes. Menjëherë, Presidentja Osmani ka ofruar bashkëpunim dhe gatishmëri për t’u siguruar që çdo gjë kryhet në kohën sa më të shpejtë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Tutje Hollaj tha se ka qenë pikërisht presidentja Osmani ajo që ka insistuar që edhe Jahjaga ta marrë fjalën në ceremoni.

“5. Zyra e Presidentes e ka respektuar në çdo hap angazhimin e përpjekjen e çdo pale në këtë proces.6. Presidentja Osmani e ka marr nën patronat organizimin e ceremonisë së pranim-dorëzimit, të mbajtur sot, pikërisht për t’u siguruar që të njihet kontributi i të gjithëve. Andaj,  pikërisht Presidentja Osmani ka insistuar që ish-Presidentja Jahjaga ta ketë fjalën në atë ceremoni.  7. Në këtë ceremoni, Presidentja ka përmend në veçanti të gjitha palët e përfshira, si dhe Fondacionin Jahjaga. 8. Zyra e Presidentes e ka organizuar çdo aspekt të këtij rrugëtimi në koordinim të plotë me të gjitha palët.”, ka thënë tutje ajo.

Postimi i plotë:

Kundër reagim ndaj disa postimeve shpifëse

PET skaneri në Kosovë- faktet para leximit e interpretimit selektiv të…

Posted by Learta Hollaj on Friday, April 26, 2024

Shpërndaje në: