Petrit Hajdari: Nuk garoj për deputet, PDK`në e Bedri Hamzën do ta mbështesë pa asnjë rezervë
Ish kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari ka njoftuar se nuk do të garoj për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Periskopi.
Ai në një shkrim në faqen e tij në “Facbook” ka njoftuar se nuk do t`i hyj kësaj gare.
Hajdari ka thënë se do të mbështet PDK dhe kryetarin e ti të saj Bedri Hamzën pa asnjë rezervë.
Njoftimi i plotë:
Qytetarë të dashur, simpatizantë e aktivistë të PDK-së,
Dua t’ju njoftoj se në zgjedhjet e 28 dhjetorit unë nuk do të jem kandidat.
Jam jashtëzakonisht falenderues për mundësinë e dhënë dhe për rreth 17 mijë vota të qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Thellësisht e falenderoj ish-kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi për besimin e tij treguar ndaj meje.
S’ka dyshim që me krejt forcën time do të jem në mbështetje të PDK-së siç kam qenë gjithmonë.
Sa i përket ikjeve e rikthimeve, unë për dallim prej shumëkujt, vendimet e PDK-së i respektoj edhe kur nuk pajtohem. Kam qenë e jam në përkrahje të PDK-së.
Sidoqoftë, bashkimit të synuar nga partia unë s’i bëhem pengesë. Për të mirën e PDK-së dhe Kosovës, ndonëse besoj që s’është kjo e mira e PDK-së.
Nuk mund ta tradhtoj mundin tim dhe krejt ata qytetarë që më kanë përkrahur në gjithë këto zgjedhje. Prandaj, përkundër kërkesës së kryetarit dhe kryesisë, unë kam vendosur të mos jem kandidat, por do të jem krah për PDK-në dhe kandidatët tanë e Bedri Hamzën për kryeministër.
Ju faleminderit nga zemra të gjithëve!
I juaji,



